Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Nasim Haradinaj: Pretendimet për mesazhe nga Hashim Thaçi janë gënjeshtra të kulluara

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nasim Haradinaj: Pretendimet për mesazhe nga Hashim Thaçi janë gënjeshtra të kulluara
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka diskutuar për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe për debatin rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Kosova Today”. Gjatë bisedës, ai ka analizuar raportet dhe mundësinë e komunikimit ndërmjet strukturave të PDK-së dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke hedhur poshtë idenë se ata përcjellin mesazhe përmes ndërmjetësve. Sipas Haradinajt, çdo deklaratë apo pretendim se dikush ka pranuar ndonjë porosi nga ish-presidenti Hashim Thaçi nuk qëndron aspak. “Jam i sigurt se ata nuk merren me thashetheme të tilla dhe nuk dërgojnë porosi jashtë. Ata janë zhgënjyer me sjelljet e caktuara. Nëse dikush thotë se Thaçi më çoi selam, kjo nuk është thjesht e pavërtetë, por është gënjeshtër e kulluar. Ata e dinë mirë se unë e di që kjo është gënjeshtër. Edhe sikur të kishte dërguar fjalë Thaçi, personat e besueshëm nuk i bëjnë publike ato mesazhe. Kur i ke njerëzit e duhur pranë, nuk ke nevojë të përdorësh ndërmjetës”, ka theksuar ai. Në vijim të fjalës së tij, Haradinaj ka ndarë edhe një mesazh të tijin drejtuar ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Në bazë të asaj që kam dëgjuar, flitet se ata kanë vendosur një kusht të prerë: të mos pranojnë askënd nga partitë politike derisa të arrijnë një pajtim mes vete. Nëse më dëgjojnë, po u them hapur krerëve të partisë, mos pranoni vizita atje derisa ata të sqarohen mes veti. Asnjë të vetëm!”, ka përfunduar deklaratën e tij Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar