Politikë
Zvicër: Kantoni i Glarusit kalon në sistemin digjital për aplikimet për shtetësi nga viti 2027
Reklamë e Sponsorizuar
Glarus — Të gjithë banorët e kantonit zviceran të Glarusit do të kenë mundësinë që, duke filluar nga 1 janari 2027, t'i dorëzojnë kërkesat e tyre për shtetësi, së bashku me dokumentacionin përkatës, në rrugë elektronike. Ky ndryshim i rëndësishëm rregullator u miratua zyrtarisht nga qeveria kantonale më 10 nëntor 2026.
Procesi i aplikimit online do të kryhet përmes platformës zyrtare të kantonit, my.gl.ch. Ndërkaq, për ata qytetarë që do të preferojnë ende mënyrën tradicionale të dorëzimit fizik, procedura do të lehtësohet duke u kërkuar vetëm një kopje e dosjes, në krahasim me dy kopje që janë detyrim sipas rregullave aktuale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ky ndryshim përfshin vetëm modalitetet e dorëzimit të dokumenteve, ndërkohë që kriteret dhe kushtet ligjore për fitimin e shtetësisë mbeten plotësisht të pandryshuara. Kjo masë administrative zbatohet ekskluzivisht brenda kufijve të kantonit të Glarusit.
Në bazë të të dhënave statistikore komunale, vetëm në territorin e komunës së Glarusit rezultonin të regjistruar 357 shtetas nga Kosova data 1 janar 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: