Aktuale
Washingtoni rikonfirmon angazhimin e palëkundur për KFOR-in dhe sigurinë në vend
Reklamë e Sponsorizuar
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve de Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim zyrtar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Misioni Diplomatik amerikan në Prishtinë, në qendër të kësaj ngjarjeje, e cila u mbajt ditën e djeshme, ka qenë roli kyç që KFOR-i luan në garantimin e paqes, rendit dhe sigurisë në territorin e Kosovës.
Gjatë bisedës, diplomati amerikan Prattipati i ka shprehur mirënjohjen gjeneralmajorit Ulutash për drejtimin e suksesshëm të trupave të NATO-s, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në ndërtimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për çdo komunitet që jeton në vend.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, bëhet e ditur në kumtesën e Ambasadës amerikane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: