Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Finlanda paralajmëron kuqezinjtë: Kemi ardhur për fitore të re në Tiranë!

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 10:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Finlanda paralajmëron kuqezinjtë: Kemi ardhur për fitore të re në Tiranë!
Gara për primatin në Grupin 1 të Ligës C të UEFA Nations League 2026–27 po arrin pikën e saj kulminante, ndërsa të enjten në mbrëmje do të zhvillohet superdueli mes Shqipërisë dhe Finlandës. Për këtë përballje vendimtare, skuadra skandinave do të ketë në dispozicion një përforcim të rëndësishëm, mesfushorin Naatan Skytta. Lojtari i 1. FC Kaiserslautern kishte munguar në ndeshjen e parë, ku finlandezët triumfuan ndaj kuqezinjve në një sfidë me dinamikë të papritur që në start. Tashmë, 24-vjeçari është plotësisht i gatshëm pasi ka kapërcyer një lëndim të rëndë që e detyroi të qëndronte jashtë fushave për afro katër muaj. Ai premton se do të jetë një armë shtesë për kombëtaren e tij në misionin për të siguruar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të UEFA Nations League 2026–27. “Për fat të keq pësova një dëmtim serioz në ndeshjen e dytë të sezonit dhe qëndrova shumë kohë jasht fushave për t’u rikuperuar. Gjithsesi mund të them se tani ndihem mirë dhe se gjithçka e kam lënë pas. Tani kemi nisur të përgatitemi, por disa prej shokëve i kanë ende këmbët e lodhura pas impenjimeve në fundjavë si dhe kushtet e fushës këtu nuk janë optimale”, u shpreh mesfushori pas seancës hapëse stërvitore të Finlandës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Duke parë nga sfida e së enjtes, Skyttä shfaqi optimizëm të lartë dhe theksoi se fakti që impiantin “Air Albania” do ta gjejë të mbushur plot (“sold out”) e shton edhe më shumë adrenalinën e këtij takimi. “Atmosfera këtu është shumë e mirë. Ne i kemi mundur atje dhe mendoj se mund t’i mposhtim edhe këtu. Do të futemi në fushë me kurajë edhe pse e dimë se Shqipëria do të mbështetet tek publiku i vet. Fakti që stadiumi do të jetë i mbushur plot them se do ta bëjë ndeshjen edhe më të bukur pasi edhe lojtarët do të mundohen që të japin maksimumin”, deklaroi përfundimisht Naatan Skytta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar