Aktuale
Ndryshim në stolin e Pogradecit, Dritan Mehmeti merr drejtimin e skuadrës liqenore
Reklamë e Sponsorizuar
KF Pogradeci ka zyrtarizuar emërimin e Dritan Mehmetit në krye të pankinës së ekipit të parë. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga klubi, i cili i ka dhënë një mirëseardhje të ngrohtë teknikut të ri, ndërsa ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna me skuadrën liqenore.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas dorëheqjes së paraqitur nga ish-trajneri Emiljano Çela. Me këtë lëvizje, te Pogradeci hapet një faqe e re, e cila shoqërohet me pritshmëri të larta për të vijuar me ecurinë pozitive të rezultateve në kampionat.
Objektivi kryesor i klubit mbetet ngjitja në Kategorinë Superiore për edicionin 2027/28. Aktualisht, skuadra renditet në vendin e pestë të klasifikimit, duke arkëtuar 17 pikë pas 10 javëve të para. Sprova e parë për Mehmetin në krye të skuadrës do të jetë transferta kundër Burrelit, e cila do të shënojë edhe debutimin e tij zyrtar.
"Dritan Mehmeti është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i ekipit të parë të KF Pogradeci. Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mehmeti dhe i dëshiron suksese në këtë detyrë të re, me synimin e përbashkët për të arritur objektivat sportive dhe për të luftuar për ngjitjen në Kategorinë Superiore", thuhet në njoftimin e klubit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: