Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje

Publikuar më: 04-07-2025 02:01
Publikuar më: Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se PDK-ja i ka disa kryetarë dhe disa nga ta marrin instruksione nga Haga. Kjo deklaratë, siç thotë djali i Veselit, është e pavend, dhe aspak dinjitoze. “Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, ka shkruar Klestori në Instagram.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu