Aktuale
Zhvillime të papritura jashtë shtëpisë, Beharja ndërpret rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 5
Reklamë e Sponsorizuar
Aventura e Behares brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 5, ka marrë fund papritur. Banorja është detyruar të lërë garën në këtë fazë të lojës.
Përmes një komunikate zyrtare drejtuar banorëve, produksioni i këtij format televizi ka bërë të ditur se një situatë e jashtëzakonshme e krijuar jashtë mjediseve të shtëpisë ka bërë të pashmangshme largimin e menjëhershëm të saj.
Pas këtij zhvillimi, dinamika e lojës ka ndryshuar, duke sjellë edhe anulimin e menjëhershëm të procesit të televotimit. Beharja ka qenë pjesë e listës së të nominuarve këtë javë, mirëpo pas daljes së saj të detyruar, votimi i hapur për publikun është mbyllur përfundimisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: