Dalin pamje të tmerrshme nga aksidenti i Diogo Jotas – vetura shkrumb e hi
Publikuar më: 03-07-2025 10:47
Diogo Jota, futbollisti i Liverpoolit, dhe vëllai i tij, Andre Silva, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Spanjë. Ngjarja ndodhi natën e kaluar, rreth orës 00:30, në autostradën A-52, pranë Cernadilla në provincën e Zamorës.Ata po udhëtonin me një Lamborghini luksoz kur, gjatë një manovre tejkalimi, shpërtheu një gomë e pasme, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfshihet nga flakët.Zjarri shkatërroi plotësisht automjetin dhe përhapet në bimësinë përreth. Dëshmitarët e alarmuan menjëherë shërbimet emergjente, por kur ata mbërritën, ishte tepër vonë.Policia ka konfirmuar se të dy viktimat u identifikuan si Diogo Jota dhe Andre Silva pas verifikimeve mjeko-ligjore. Vdekja e tyre ka shkaktuar një trishtim të madh, ndërsa Liverpooli dhe tifozët e futbollit po nderojnë kujtimin e dy futbollistëve.Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërkohë që pamjet e makinës tërësisht të djegur janë bërë publike.VIDEO
🔙 Kthehu