Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Presidenti Donald Trump propzon ambasadorin për Kosovë, është Mikhail Bogachek

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 00:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti Donald Trump propzon ambasadorin për Kosovë, është Mikhail Bogachek
Publikuar më: Mikhail Bogachek, i nominuar nga presidenti amerikan Donald Trump për ambasador në Kosovë, ka një karrierë të gjatë në biznes, shëndetësi dhe drejtim institucional. Ai është gjithashtu anëtar i bordit drejtues të një organizate që mbështet Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas biografisë së publikuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare. Në këtë pozitë, ai mbikëqyr administratën, financat, burimet njerëzore, prokurimin dhe shërbimet e teknologjisë informative. Bogachek, i njohur edhe me emrin Michael E. Bogachek, ka mbi 25 vjet përvojë në sektorin privat dhe drejtimin e organizatave. Para angazhimit në OAS, ai ka qenë drejtor operativ i kompanisë farmaceutike VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike. Sipas biografisë së tij zyrtare, kompania ka ofruar shërbime që kanë përfshirë mbi 1.4 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara. Bogachek është gjithashtu themelues i Cooperton, kompani që merret me sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave. Sipas OAS-it, kjo kompani ofron mbrojtje teknologjike për mbi 60 për qind të spitaleve në Porto Riko. Ai ka themeluar edhe PharmaLife, kompani farmaceutike që ka zhvilluar sisteme elektronike për administrimin e të dhënave shëndetësore në shtetin amerikan të Xhorxhias. Por, një pjesë tjetër interesante e biografisë së tij lidhet me Partinë Republikane. Më 6 nëntor 2023, Koalicioni Republikan Hebre (Republican Jewish Coalition) njoftoi zgjedhjen e Bogachekut në bordin e vet drejtues. Kjo organizatë synon forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit hebre amerikan dhe Partisë Republikane, si dhe mbështetjen e kandidatëve republikanë në zgjedhje. Bogachek vazhdon të figurojë në listën e anëtarëve të bordit të organizatës. Sa i përket shkollimit, ai ka diplomuar në inxhinieri industriale dhe të sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias. Sipas biografisë së OAS-it, ai gjithashtu ka doktoraturë në bioinxhinieri dhe ka përfunduar një program drejtimi në Harvard Business School më 2026. Në biografinë e tij thuhet se ka autorësi në mbi 20 publikime shkencore dhe flet rrjedhshëm rusisht, ukrainisht dhe hebraisht. Megjithatë, në biografinë e publikuar nga OAS-i nuk përmendet ndonjë detyrë e mëparshme si ambasador. Nominimi i tij për përfaqësues diplomatik në Kosovë është dërguar në Senatin amerikan, ku duhet të marrë miratimin përpara emërimit përfundimtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar