Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova humb edhe ndeshjen e dytë ndaj Italisë

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova humb edhe ndeshjen e dytë ndaj Italisë
Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Italisë, duke humbur kështu mundësinë për ta fituar Grupin 10 dhe për t`u kualifikuar në raundin elitar të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 përmes vendit të parë. “Dardanët” janë mposhtur 3:0 të martën mbrëma në Barletta të Italisë, në ndeshjen e tretë të raundit kryesor të kualifikimeve. Italia e ka krijuar epërsinë prej dy golash që në pjesën e parë. Gabriel Motta e ka shënuar golin e parë, ndërsa Antonio Molaro ka realizuar për 2:0. Në pjesën e dytë, Maurizio Silvestri e ka vulosur fitoren e vendasve. Kosova kishte pësuar humbje edhe në ndeshjen e parë ndaj Italisë, të zhvilluar të premten e kaluar në Prishtinë, me rezultatin 4:3. Pas kësaj humbjeje, Italia prin në grup me nëntë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me tri pikë. Gjeorgjia është në vendin e fundit pa pikë. Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, tashmë do të luftojë për ta ruajtur pozitën e dytë në grup. Ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë do ta zhvillojë më 24 shkurt. Në raundin elitar kualifikohen drejtpërdrejt fituesit e dymbëdhjetë grupeve dhe katër kombëtaret më të mira që përfundojnë në vendin e dytë. Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në plejof, ku vetëm katër prej tyre do të sigurojnë kalimin tutje. Kosova e kishte fituar grupin e saj në raundin preliminar, ku kishte garuar së bashku me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarin. Në raundin kryesor, deri më tani ka arritur të fitojë vetëm ndaj Gjeorgjisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar