Ekonomi
Posta e Kosovës në rrugën e suksesit: Fitim milionësh dhe vlerësim maksimal nga auditori
Reklamë e Sponsorizuar
Posta e Kosovës ka mbyllur vitin 2025 me rezultate financiare mbresëlënëse, duke regjistruar një fitim prej 1.11 milionë eurosh. Ky sukses është konfirmuar edhe nga raporti i auditorit të jashtëm, i cili ka vlerësuar pasqyrat financiare të ndërmarrjes me opinion të pastër, pa asnjë vërejtje.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, i cili njoftoi gjithashtu për finalizimin e marrëveshjes për kompensimin e shërbimit universal postar në vlerë prej 477 mijë eurosh. Ky akord, i cili pason standardet evropiane, u nënshkrua nga zëvendësministri Mjeku, kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci, dhe drejtori i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Dëfrim Pllashniku.
Sipas zëvendësministrit, shërbimi universal është jetik për qytetarët, pasi garanton dërgimin dhe pranimin e letrave e pakove brenda dhe jashtë vendit me tarifa të përballueshme dhe të njësuara në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Kjo do të thotë se kostoja e një shërbimi postar mbetet e njëjtë, pavarësisht nëse dërgesa kryhet në Prishtinë apo në zonat më të largëta si Leposaviqi apo Brodi i Sharrit.
Ky vit shënon një moment historik për Postën e Kosovës, pasi është viti i tretë radhazi që ndërmarrja operon me fitim, një trend ky i nisur që nga viti 2024, pas më shumë se një dekade sfidash. Nën drejtimin e Nora Rracit, ndërmarrja ka ndërmarrë hapa konkretë drejt modernizimit, duke hapur 28 zyra të reja, duke investuar në teknologji të avancuar dhe duke modernizuar flotën e automjeteve me 7 furgonë, 10 vetura dhe 59 motoçikleta, të gjitha këto të realizuara përmes mjeteve vetanake të kompanisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: