Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka postuar në X mbi një takim të zhvilluar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Ajo shkruan se në fokus të takimit ishte procesi i reformës zgjedhore. Ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet. “Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj. Zhvillova takimin tim të parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Diskutuam për afatin shumë të ngushtë brenda të cilit po punon komisioni, si edhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, përparësitë dhe gjithëpërfshirjen e reformës. Reforma zgjedhore ka të bëjë me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë prej kohësh të qarta dhe puna e përbashkët e bërë deri tani duhet tashmë të japë rezultate. Me vullnet politik dhe dialog të mirëfilltë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme”,shkruan Sofia Moreira de Sousa.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar