Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Asamblistja Islami e PDK-së: “Çmimet për projektim në Mitrovicë u rritën deri në 132 mijë për qind gjatë qeverisjes së Faton Pecit”

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Asamblistja Islami e PDK-së: “Çmimet për projektim në Mitrovicë u rritën deri në 132 mijë për qind gjatë qeverisjes së Faton Pecit”
Publikuar më: Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Igballe Islami, ka ngritur dyshime për rritje të mëdha të çmimeve në kontratën për hartimin e projekteve, të lidhur në vitin 2026. Përmes një postimi në Facebook, Islami ka krahasuar kontratën e vitit 2026 me atë të vitit 2024, duke thënë se bëhet fjalë për të njëjtin operator ekonomik dhe shërbime me përshkrim të njëjtë. Sipas krahasimit të publikuar nga ajo, dallimet në çmime janë shumë të mëdha. Për projektimin e urave, çmimi për metër katror, sipas saj, është rritur nga 0.12 euro në 159.30 euro, apo 132 mijë e 650 për qind. Ndërsa, për projektimin e renovimit të një objekti shëndetësor, çmimi është rritur nga 0.12 euro në 23.60 euro për metër katror, që paraqet rritje prej 19 mijë e 567 për qind. Rritje të çmimeve, sipas saj, ka edhe në projektet e tjera: * Projektimi i shkollave, çerdheve dhe kopshteve të reja: nga 2.36 në 18.88 euro për metër katror.* Riparimi i shkollave, çerdheve dhe kopshteve: nga 9.44 në 21.24 euro.* Projektimi i rrugëve me katër korsi: nga 1.18 në 11.78 euro.* Projektimi i rrugëve me dy korsi: nga 4.98 në 6.96 euro.* Projektimi i mureve mbrojtëse: nga 0.12 në 1.77 euro për metër katror. Islami ka thënë se kontrata ka filluar të zbatohet që nga muaji maj dhe se një pjesë e konsiderueshme e saj tashmë është realizuar me këto çmime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar