Osmani po i vazhdon konsultimet me partitë e vogla, pas Rashiqit, radha e Damkës

Publikuar më: 03-07-2025 08:57
Presidentja Vjosa Osmani sot po pret në zyrën e saj krerët e partive nga komunitetet joshumicë.Aktualisht Osmani është në takim me kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka.Para tij në zyre të saj ishte kryetari i Partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, si dhe kryetari i partisë Guxo, Faton Peci.Osmani dje ka filluar më një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend, raporton Gazeta Express.Takimet e para ajo i mbajti dje me krerët e partive të shumicës shqiptare, përkatësisht me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Në deklarimet e tyre për media këta liderë nuk dhanë shenja se kanë përafrime në qëndrimet e tyre.Pas takimeve, Presidenca tha se liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu