Lushtaku: Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

Publikuar më: 03-07-2025 08:50
Publikuar më: Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dy ish-kryetarët e PDK’së që po mbahen në Hagë. Lushtaku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e quajti “të lig dhe të paftyrë” Kurtin, duke thënë se po e bën maksimumin për t’i dëmtuar Thaçin e Veselin në procesin gjyqësor, shkruan Insajderi. “Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen. Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, thuhet në reagimin e tij
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu