Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim
Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka shpallur fajtorë Hisni dhe Bujar Ibishin për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishi, duke i dënuar me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim. Vrasja kishte ndodhur më 12 shkurt 2025, në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj. Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, Gjykata e ka rikualifikuar veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje në bashkëkryerje”. Të dy të akuzuarit ngarkoheshin edhe për armëmbajtje pa leje. Gjyqtari Izet Gërguri ka arsyetuar se provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, veçanërisht video-incizimi, nuk kanë provuar se të pandehurit kishin rrezikuar edhe persona të tjerë. Pala e dëmtuar është shprehur e pakënaqur me vendimin dhe ka paralajmëruar ankesë. Në fjalën përfundimtare, ajo kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të dy të akuzuarit, duke kërkuar që të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar