Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vritet me armë zjarri në Spanjë një 39-vjeçar shqiptar

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vritet me armë zjarri në Spanjë një 39-vjeçar shqiptar
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një lokal mbrëmjen e sotme në Orihuela Costa të Spanjës. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai u qëllua për vdekje me armë zjarri. Autori i dyshuar vrau të riun shqiptar në tarracën e një lokali, u largua nga vendngjarja me monopatinë elektrike. Viktima ishte ulur në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me monopatinë elektrike. Motivi i krimit besohet të jetë një larje hesapesh e mundshme. Qendra e Informacionit dhe Koordinimit të Emergjencave (CICU) ka mobilizuar menjëherë një njësi të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore Emergjente (SAMU) drejt Playa Flamenca. Megjithatë, me të mbërritur, ekipi mjekësor i SAMU-së mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e 39-vjeçarit në vendin e krimit. Pas vrasjes, Garda Civile ka nisur një hetim për ngjarjen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar