Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vazhdon gara në Superligë, ndeshje interesante në Gjakovë e Podujevë

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vazhdon gara në Superligë, ndeshje interesante në Gjakovë e Podujevë
Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në program është xhiroja e shtatë, kurse zhvillohen disa ndeshje interesante. Të mërkurën vëmendja do të jetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku nga ora 19:00 takohen Vëllaznimi dhe Kastrioti. Kampioni aktual, Kastrioti, në xhiron e kaluar u befasua nga Deçani dhe synon të kthehet te fitorja. Por fitoren e synojnë edhe gjakovarët, që kanë pretendime të mëdha nga ky kampionat. Vëllaznimi llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve për ndeshjen e dy skuadrave tradicionale. Kastrioti e Vëllaznimi kanë nga tri fitore fitore e dy humbje, përkatësisht nga gjashtë pikë, në pozitat tre e katër. Të enjten prej orës 19:30 në Podujevë takohen Llapi dhe Besa Famgasi. Shpresohet po ashtu në ndeshje të fortë. Besa është e para me 10 pikë. Ka fituar pesë ndeshjet e deritashme. Llapi renditet i pesti me katër pikë. Ndeshja mes Deçanit dhe Prishtinës është shtyrë për më vonë. Deçani është i dyti në tabelë me tetë pikë, ndërsa Prishtina renditet e gjashta me dy pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar