Sport
FBK miraton politikën për barazi gjinore
Reklamë e Sponsorizuar
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar "Politikën për Barazi Gjinore", duke shënuar një hap të rëndësishëm në zbatimin e Planit Strategjik 2026–2030, “Basketbolli 3.0”.
Kjo politikë synon krijimin e mundësive të barabarta, promovimin e respektit, mosdiskriminimit dhe gjithëpërfshirjes në basketbollin kosovar.
Vëmendje e veçantë i kushtohet fuqizimit dhe rritjes së pjesëmarrjes së vajzave dhe grave, si dhe avancimit të tyre në role sportive, profesionale, drejtuese dhe vendimmarrëse.
Dokumenti është hartuar nga Grupi Punues për Barazi Gjinore, i përbërë nga Teuta Abdullahu, Lindita Kozmaqi, Edita Medunjanin, Enea Hajdari dhe Lorik Kllokoqi, nën mbikëqyrjen e sekretares së përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku.
Në të njëjtën mbledhje, Bordi i FBK-së ka miratuar edhe Rregulloren e përditësuar për Shpalljen e Laureatëve të Vitit në Basketboll, me synimin për të rritur transparencën dhe objektivitetin në procesin e përzgjedhjes.
Të dy dokumentet janë publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: