Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

FBK miraton politikën për barazi gjinore

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
FBK miraton politikën për barazi gjinore
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar "Politikën për Barazi Gjinore", duke shënuar një hap të rëndësishëm në zbatimin e Planit Strategjik 2026–2030, “Basketbolli 3.0”. Kjo politikë synon krijimin e mundësive të barabarta, promovimin e respektit, mosdiskriminimit dhe gjithëpërfshirjes në basketbollin kosovar. Vëmendje e veçantë i kushtohet fuqizimit dhe rritjes së pjesëmarrjes së vajzave dhe grave, si dhe avancimit të tyre në role sportive, profesionale, drejtuese dhe vendimmarrëse. Dokumenti është hartuar nga Grupi Punues për Barazi Gjinore, i përbërë nga Teuta Abdullahu, Lindita Kozmaqi, Edita Medunjanin, Enea Hajdari dhe Lorik Kllokoqi, nën mbikëqyrjen e sekretares së përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku. Në të njëjtën mbledhje, Bordi i FBK-së ka miratuar edhe Rregulloren e përditësuar për Shpalljen e Laureatëve të Vitit në Basketboll, me synimin për të rritur transparencën dhe objektivitetin në procesin e përzgjedhjes. Të dy dokumentet janë publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar