Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në Giza, Konjufca solidarizohet me popullin e Egjiptit

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Giza, Konjufca solidarizohet me popullin e Egjiptit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Giza të Egjiptit. Përmes një reagimi, Konjufca i ka përcjellë ngushëllimet e tij ministrit të Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe popullit egjiptian, duke shprehur solidaritetin e Kosovës në këto momente të vështira. “Ngushëllimet e mia të sinqerta për ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe popullin e Egjiptit, pas përplasjes tragjike të trenave në Giza. Mendimet e mia janë me ata që po vajtojnë humbjen e të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Populli i Kosovës qëndron pranë Egjiptit”,ka shkruar Konjufca. Ai ka shprehur kështu solidaritetin e Kosovës me Egjiptin pas aksidentit tragjik. My heartfelt condolences to @EgyptForeignMin, Badr Abdelatty and the people of Egypt following the tragic train collision in Giza. My thoughts are with those mourning loved ones, and I wish the injured a swift recovery. The people of Kosova stand with Egypt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar