Sport
Abilaliaj analizon skemat e Kombëtares: Roli i përshtatshëm në fushë për Ernest Muçin
Reklamë e Sponsorizuar
I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ka bërë një analize të detajuar të paraqitjes së Kombëtares në Ligën e Kombeve nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.
Gjatë diskutimit, njohësi i futbollit ka ndarë mendimin e tij lidhur me pozicionimin taktik dhe hapësirat e duhura në fushë për sulmuesin Ernest Muçi.
“Më pëlqeu shumë pozicioni i Muçit, i vendosur nga Maran, edhe pse deri-diku do doja ta shikoja më shumë në qendër të fushës, se sa një pjesë të madhe në linja.
Një futbollist me kualitet të tillë, duhet ta lësh të lirë të veprojë, aty mes linjave dhe gjysmë-hapësirave që të jetë shumë mirë. Realisht, është shumë i rrezikshëm”, u shpreh Abilaliaj gjatë intervistës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: