Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Lens shkarkon trajnerin

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lens shkarkon trajnerin
Lens ka shkarkuar trajnerin Yannick Cahuzac, më pak se një javë pas humbjes së thellë 9:1 nga Como në Ligën e Kampionëve. Lajmi është konfirmuar nga një burim pranë klubit francez për agjencinë e lajmeve AFP, duke vërtetuar raportimin e gazetës sportive “L’Equipe”. Cahuzac, i cili ishte emëruar në krye të Lens më pak se dy muaj më parë, e ka paguar me vendin e punës humbjen turpëruese ndaj Como të mërkurën e kaluar, por edhe disfatën 2:1 nga Marseille në kampionat, të dielën, në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”. Pas ndeshjes me Marseille, trajneri kishte pranuar se skuadra po kalonte një periudhë të vështirë dhe se humbja nga Como kishte ndikuar ndjeshëm në gjendjen psikologjike të futbollistëve. “Ndjejmë se jemi në një gjendje të keqe. Rezultati i së mërkurës ka lënë gjurmë. Kemi arritur të rimëkëmbemi disi, por kemi mjaft mangësi në skuadër dhe e ndiejmë se kemi humbur vetëbesimin”, kishte deklaruar Cahuzac. Ish-kapiteni i Lens ishte emëruar në mesin e shtatorit, pas largimit të papritur të trajnerit gjerman Dino Toppmoller, i cili qëndroi vetëm katër xhiro në krye të skuadrës në Ligue 1. Në nëntë ndeshje nën drejtimin e Cahuzac, Lens regjistroi vetëm tri fitore dhe pësoi gjashtë humbje në të gjitha garat. Në kampionatin francez, skuadra renditet në vendin e njëmbëdhjetë, ndërsa në Ligën e Kampionëve nuk arriti të marrë asnjë pikë. Përveç humbjes nga Como, Lens ishte mposhtur edhe nga Sporting Lisbona dhe Club Brugge. Humbja 9:1 nga Como është njëra prej disfatave më të thella në historinë moderne të Ligës së Kampionëve. Kryetari i klubit, Joseph Oughourlian, e kishte cilësuar të papranueshme humbjen para tifozëve vendas dhe kishte bërë të ditur se në muret e zhveshtores kishte vendosur mbishkrimin “Kurrë më”. Sezonin e kaluar, nën drejtimin e Pierre Sage, i cili tashmë është trajner i Crystal Palace, Lens fitoi Kupën e Francës dhe përfundoi në vendin e dytë në kampionat, pas Paris Saint-Germain
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar