Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kërcënim i rëndë ndaj Ramush Haradinajt: Llogaria me bazë ruse vë në shënjestër familjen e tij

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërcënim i rëndë ndaj Ramush Haradinajt: Llogaria me bazë ruse vë në shënjestër familjen e tij
Një profil i dyshimtë në rrjetet sociale ka lëshuar një kërcënim publik dhe me përmbajtje fyese në faqen zyrtare të ish-kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Bëhet fjalë për një llogari që përdor alfabetin cirilik nën emrin “Goran Gogo Frkz”, e cila nga të dhënat e para identifikohet si profil rus ose me mbështetje ruse, ku është shkruar një koment tejet degradues. Në mesazhin e publikuar thuhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana”, çka në shqip përkthehet: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”. Përdorimi i kësaj gjuhe përbën një akt të qartë të agresionit kibernetik dhe një paralajmërim direkt kundër sigurisë dhe integritetit të familjes së ish-kryeministrit. Ky zhvillim ndodh në një periudhë mjaft të ndjeshme për skenën politike në vend, sidomos kur krahas zhvillimeve rreth proceseve në Gjykatën e Hagës, në opinionin publik po diskutohet gjithnjë e më shumë mundësia e propozimit të Ramush Haradinajt për President të Republikës. Ngjarja në fjalë pason një varg sulmesh dhe fushatash digjitale të drejtuara ndaj kësaj familjeje. Vetëm pak javë më parë, vëllai i tij, ish-gjenerali i UÇK-së Daut Haradinaj, bëri publike se ka marrë kërcënime direkte nga ushtarë rusë dhe serbë që luftojnë në frontin e Ukrainës. Megjithëse Daut Haradinaj i kishte cilësuar ata hapur si “zagarë” që nuk përbëjnë shqetësim për të, rishfaqja e kërcënimeve të ngjashme tashmë ndaj Ramush Haradinajt ngre kambanat e alarmit për një rrezik të përsëritur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar