Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Arsenali po bëhet gat

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arsenali po bëhet gat
Në një zhvillim të rëndësishëm, mediumi britanik “talkSPORT” raporton se Arsenali ka vënë në shënjestër transferimin e mundshëm të sulmuesit të ri të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi 20-vjeçar brazilian po ka vështirësi për të gjetur hapësira këtë sezon, ndërsa Arsenali synon ta shfrytëzojë situatën e tij dhe t’i ofrojë një mundësi largimi nga Madridi. Edhe ky edicion ka nisur në mënyrë të vështirë për Endrickun, i cili e humbi një pjesë të fillimit të sezonit për shkak të një lëndimi të pësuar gjatë përgatitjeve parasezonale. Pas rikthimit, ish-talenti i Palmeirasit pothuajse nuk ka pasur rol në skuadër, pasi në hierarkinë e trajnerit Jose Mourinho para tij janë Kylian Mbappe, Yan Diomande, Arda Guler, Vinicius Jr., Carlos Espi dhe Brahim Diaz. Kjo ka bërë që Endrick të regjistrojë vetëm 141 minuta lojë në shtatë paraqitje në të gjitha garat, gjatë të cilave ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asistim. Në këto rrethana, kanë nisur spekulimet për një tjetër huazim të mundshëm të tij gjatë janarit, ashtu siç ndodhi edhe sezonin e kaluar. Megjithatë, Mourinho i ka mohuar disa herë mundësitë për një largim të tillë. Tani, Arsenali raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të brazilianit. Pas lëndimit të Bukayo Sakas, Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim të një sulmuesi që mund të ndikojë menjëherë në skuadër. Prioriteti i tyre mbetet Eli Junior Kroupi i Bournemouthit, por francezi nuk është në shitje, prandaj Arsenali është detyruar të shqyrtojë alternativa të tjera, ku bën pjesë edhe Endrick. Drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ka raporte të mira me përfaqësuesit e brazilianit, të cilët edhe janarin e kaluar ia kishin ofruar talentin e tyre klubit anglez. Megjithatë, në një intervistë të fundit, Endrick e bëri të qartë se nuk po mendon largimin nga Real Madridi dhe se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe trajnerit Mourinho. “Kam shumë besim te Mourinho. Çdo ditë ai interesohet për mua, jo për të folur për futbollin, por për të pyetur rreth jetës sime personale”, deklaroi Endrick. “Gjithmonë do të jap gjithçka për Real Madridin, pasi klubi është mbi të gjithë të tjerët. Por, me kujdesin dhe përzemërsinë që më tregon Mourinho, jam edhe më i motivuar për të dhënë maksimumin”, shtoi braziliani. Pavarësisht këtyre deklaratave, gazetari i besueshëm Matteo Moretto ka raportuar se ekzistojnë 70 për qind gjasa që Endrick të largohet në formë huazimi gjatë janarit. Interesim për të kanë shprehur disa klube të Premierligës dhe Serie A. Mbetet të shihet nëse interesimi i Arsenalit do të konkretizohet në një ofertë zyrtare gjatë javëve të ardhshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar