Aktuale
Kosovë-Danimarkë, Haxhiu dhe ambasadori Grønbech-Jensen diskutojnë për forcimin e partneritetit dypalësh
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Në qendër të bisedimeve mes ka qenë gjendja aktuale politike në vend, niveli aktual i marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe hapësirat e reja për intensifikimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm me interes reciprok.
Gjatë këtij takimi, u.d. Presidentja Haxhiu ka shprehur falënderimet e saj të sinqerta për mbështetjen e palëkundur që Danimarka i ka dhënë Kosovës, duke e vlerësuar lart kontributin e dhënë ndër vite në fushën e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Në fund të takimit, u.d. Presidentja dhe diplomati danez Grønbech-Jensen kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: