Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Dr. Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, rivarroset më 28 Nëntor

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dr. Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, rivarroset më 28 Nëntor
Familja e doktor Adem Ademit, pjesë e “Grupit të Intelektualëve”,  ka vendosur që rivarrimi i tij të bëhet më 28 Nëntor, pas 27 vjetësh pritjeje për zbardhjen e fatit të tij. Lajmin e bëri të ditur udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara. Ai tha se për këtë është njoftuar në takimin me Erblin Ademin, djalin e doktorit. “28 Nëntori - Dita e Flamurit, 28 Nëntori edhe i Isa Boletinit, krenarisë së Mitrovicës e shqiptarisë. Dita e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin doktori ndante jo vetëm emrin, por edhe idealin e lirisë. Po ashtu, dita e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një përkim sa domethënës, aq edhe prekës për jetën dhe veprimtarinë e doktor Adem Ademit, i cili profesionin ia kushtoi shërimit të njerëzve, ndërsa një pjesë të jetës së tij ia kushtoi lirisë dhe dinjitetit të vendit. Pas 27 vitesh pritjeje, 28 Nëntori i këtij viti do të ketë një kuptim të veçantë për familjen Ademi, për bashkëveprimtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe nuk e harruan asnjëherë doktorin”,shkroi në Facebook, Gara. "Grupi i Intelektualëve” përbëhej kryesisht nga qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët, sipas autoriteteve në Kosovë, ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe. Në mesin e 23 personave të këtij grupi shqiptarësh kishte veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut. Në gusht të këtij viti, autoritetet kryen gërmime në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut ku zbuluan tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 persona. Më pas, mostrat e mbetjeve të mortore u dërguan në Hagë të Holandës për identifikim përmes ADN-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar