Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Në Prizren arrestohet një person i k...

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në Prizren arrestohet një person i k...
Prizren, 09 nëntor 2026 Me 09.11.2026, rreth orës 11:00, patrulla policore e Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, është informuar nga zyrtarët e inteligjencës së stacionit se një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest aktiv po lëvizte me një automjet në territorin e Prizrenit. Menjëherë pas pranimit të informacionit lidhur me identitetin e personit dhe lokacionin e tij, patrulla policore është vënë në veprim. Brenda një kohe të shkurtër është lokalizuar dhe ndaluar automjeti i dyshuar, si dhe janë kontrolluar tre personat që ndodheshin në të. Pas identifikimit, është konstatuar se drejtuesi i automjetit, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I njëjti ishte i dënuar me vendim të formës së prerë me pesë (5) vjet burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikët. Së bashku me personin e kërkuar në automjet gjendeshin edhe dy persona të tjerë. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe është sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 7 gramë. Personi i dyshuar, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme. Ndërkaq, personi i tretë, pas verifikimeve të nevojshme, është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, mbetet e përkushtuar në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të gjithë personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste aktive. Për realizimin e këtij objektivi është formuar edhe një grup i veçantë operacional (Task Forcë), i cili është i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në zbatimin e urdhër arresteve dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar