Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Historia e 17-vjeçarit që preku shqiptarët, mbi 100 mijë euro mblidhen në më pak se 24 orë

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 14:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Historia e 17-vjeçarit që preku shqiptarët, mbi 100 mijë euro mblidhen në më pak se 24 orë
Historia e 17-vjeçarit Erind Goçlari ka prekur mijëra shqiptarë, të cilët janë bashkuar për t’i dalë në ndihmë atij dhe familjes së tij, duke mbledhur mbi 100 mijë euro në më pak se 24 orë. Erindi u bë pjesë e protestës së 7 nëntorit në Shqipëri, ku qytetarët kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas pjesëmarrjes në protestë, ai u përball me një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra. Por pas këtij rasti fshihet një histori e vështirë jetese. 17-vjeçari ka humbur nënën dhe jeton me babanë, motrën dhe vëllanë në kushte të rënda ekonomike. Familja përballet me vështirësi të shumta financiare, ndërsa të ardhurat e saj sigurohen nga KEMP-i. Sipas rrëfimit të publikuar, ata prej muajsh jetojnë edhe pa energji elektrike. Historia e tij mori vëmendje të madhe pas publikimit të rastit nga gazetari Osman Stafa, duke nxitur një valë solidariteti nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Pasditen e djeshme u hap një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe, me qëllim sigurimin e një shtëpie dhe kushteve më të mira të jetesës për familjen Goçlari. Reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Në më pak se 24 orë, shuma e donacioneve kaloi 100 mijë euro, duke tejkaluar edhe objektivin fillestar të fushatës. Ky reagim i madh dëshmon edhe një herë solidaritetin e shqiptarëve përballë historive që prekin dhembshurinë e tyre. Ndërkohë, rasti i Erindit ka rikthyer në vëmendje edhe vështirësitë me të cilat përballen shumë familje, për të cilat një jetë me kushte elementare mbetet ende një sfidë e përditshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar