Politikë
Kurti nga Parisi komenton Gjykatën Speciale: Kur s'je i kënaqur me vendimin, puna vazhdon në Apel
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, është pyetur rreth drejtësisë ndërkombëtare dhe zhvillimeve që lidhen me Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo pyetje erdhi në kontekstin e vendimit ku katër ish-drejtues të UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga kjo gjykatë.
Duke u ndalur te ky rast, kreu i ekzekutivit kosovar ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me hapat që duhen ndjekur kur palët nuk pajtohen me vendimet e dhëna.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, u shpreh Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: