Politikë
Kurti nga Parisi: Mërgata po kthehet për të investuar dhe po na sjell etikën perëndimore të punës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, ka qenë pjesë e një tryeze diskutimi ku është trajtuar zhvillimi ekonomik i vendit tonë si një shtet që ka dalë nga lufta.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të rëndësishëm të diasporës, duke theksuar se bashkatdhetarët vazhdojnë të kontribuojnë me një masë të konsiderueshme të mjeteve financiare në Kosovë.
Sipas kryeministrit, ndërsa në fazat e hershme remitencat përdoreshin kryesisht për ndërtimin e banesave, tani vërehet një trend i kthimit të tyre dhe investimit direkt në vend, ndërsa theksoi se ekzekutivi synon të mbështesë këtë qasje me qëllim të stimulimit të eksporteve dhe zëvendësimit të importeve kudo që është e mundur.
“Diaspora po na sjell shumë remitenca. Në fillim për të ndërtuar shtëpitë. Dhe se dyti ata po investojnë në Kosovë. Dhe kjo është një faqe e re që duam t’i ndihmojmë”, është shprehur Kurti, duke shtuar se synimi mbetet rritja e eksporteve dhe zvogëlimi i importeve.
Po ashtu, Kurti ka vënë në pah se bashkatdhetarët po kontribuojnë në transmetimin e vlerave dhe kulturës korporative të vendeve perëndimore në tregun tonë vendas.
“Në anën tjetër ata po sjellin etikën e punës nga Evropa Perëndimore, që na ndihmon organizojmë bizneset tona më mirë”, ka përfunduar kryeministri Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: