Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Atentati me tritol në lokalin e Noizy-t, flet në GJKKO babai i këngëtarit: Djali pati konflikte, ja dyshimet për grupin e Laert Haxhiut

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Atentati me tritol në lokalin e Noizy-t, flet në GJKKO babai i këngëtarit: Djali pati konflikte, ja dyshimet për grupin e Laert Haxhiut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zhvilluar seancën e radhës ndaj të pandehurit Laert Haxhiu, ku në cilësinë e dëshmitarëve janë thirrur artisti i njohur Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy, si dhe babai i jo, Bashkim Rajku. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, u vu re mungesa e vetë Laert Haxhiut, i cili u përfaqësua në sallë nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi. I pyetur nga prokurori i çështjes, Behar Dibra, dëshmitari Bashkim Rajku ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në qershor të vitit 2022, kur lokali i familjes së tyre në qytetin e Durrësit u trondit nga një shpërthim me lëndë plasëse. Ai ka rrëfyer para trupës gjykuese se në momentin e ngjarjes ata kishin dëgjuar një buçitje të fuqishme, për të konstatuar më pas dëmet materiale dhe thyerjen e xhamave të biznesit, i cili ndodhej në katin pëerdhes të pallatit ku familja banonte. Në lidhje me arsyet e këtij sulmi, Rajku u shpreh se nuk ka prova të drejtpërdrejta, por e lidhi ngjarjen me aktivitetin e djalit të tij dhe disa mosmarrëveshje të kaluara: "Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh", theksoi ai. Më tej, dëshmitari ka sjellë në vëmendje një episod të ndodhur një ditë para shpërthimit me tritol, duke treguar se disa automjete kishin rrethuar ambientet e biznesit për të provokuar artistin. "Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje", u shpreh ndër të tjera Bashkim Rajku. Në përfundim të dëshmisë së tij, babai i këngëtarit ka vlerësuar edhe faturën e dëmeve materiale të shkaktuara nga shpërthimi i eksplozivit, të cilat sipas tij llogariten në vlerën e rreth 30 mijë eurove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar