Kronikë
Skandal në Hungari: Kryeministri Magyar konfirmon arrestimin e vëllait të Viktor Orban për trafikim njerëzish
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e vëllait të ish-kryeministrit Viktor Orban, i cili dyshohet për përfshirje në trafikim me njerëz.
Gjatë një konference për media, Magyar bëri të theksuar se pas ndalimit të tre ish-ministrave të kabinetit të kaluar, tashmë edhe vëllai i ish-kreut të qeverisë ka përfunduar në paraburgim.
“Tre nga ish-ministrat e tij tashmë janë në paraburgim. Ndërsa sot në paraburgim përfundoi edhe vëllai i tij”, deklaroi Magyar, duke iu referuar drejtpërdrejt Viktor Orbanit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ky zhvillim vjen menjëherë pasi Agjencia Kundër Korrupsionit në Hungari njoftoi për ndalimin e katër personave në kuadër të kësaj çështjeje.
Në krahun tjetër, ish-kryeministri Viktor Orban ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka cilësuar këtë arrestim si një hakmarrje të pastër politike ndaj tij.
“Në këtë lojë të ndyrë, qëllimi është eliminimi i kundërshtarit politik dhe vendosja e një sistemi njëpartiak. Unë jam objektivi, ndërsa vëllai im më i vogël është vetëm një mjet”, ka shkruar ish-kryeministri hungarez.
Ndërkohë, Zyra Kombëtare për Mbrojtjen dhe Rekuperimin e Pasurive – një organ i krijuar posaçërisht nga Magyar për të hetuar pretendimet për korrupsion gjatë qeverisjes 16-vjeçare të Orbanit – nuk ka bërë publike identitetet e personave të tjerë të arrestuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: