Kronikë
Tragjedi në Bullgari: Përplasje zinxhir mes 50 mjeteve në autostradë, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte juglindjen e Bullgarisë, ku një aksident masiv rrugor ka lënë pas dhjetëra viktima dhe të lënduar. Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën Trakia, ku rreth 50 automjete, duke përfshirë kamionë dhe autobusë, u përfshinë në një përplasje të fuqishme zinxhir.
Bilanci paraprak flet për të paktën 10 persona të pajetë, ndërkohë që rreth 50 të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar urgjentisht për ndihmë mjekësore në spitalet e zonës. Si shkak kryesor i kësaj katastrofe rrugore dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur, e cila ka reduktuar në minimum shikueshmërinë për drejtuesit e mjeteve.
Menjëherë pas alarmit, në vendngjarje janë afruar forcat e rendit, repartet zjarrfikëse dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat janë angazhuar në operacione intensive shpëtimi. Sipas informacioneve paraprake, disa nga udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda kabinave dhe automjeteve të shkatërruara.
Pamjet nga terreni tregojnë për një skenë kaotike, me përplasje të shtrira në të dyja korsitë e autostradës, ku disa prej mjeteve kanë përfunduar të përmbysura apo jashtë rrugës.
Ndërkaq, institucionet kompetente kanë njoftuar se, sapo të përmbyllet faza e ndërhyrjes dhe e shpëtimit, do të nisen hetimet zyrtare për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje fatale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: