Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Rasti i kërcënimit ndaj të ndjerës Arlinda: Jeton Sylaj dalja para gjykatës me dyer të mbyllura

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 12:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rasti i kërcënimit ndaj të ndjerës Arlinda: Jeton Sylaj dalja para gjykatës me dyer të mbyllura
Jeton Sylaj, i dyshuar për kanosjen e Arlindës, tashmë të ndjerë, pritet të paraqitet në seancën gjyqësore më 12 nëntor. Megjithatë, kjo seancë fillestare do të zhvillohet pa praninë e publikut. Këtë vendim e kanë konfirmuar zyrtarët e gjykatës, të cilët nuk kanë dhënë detaje apo arsye specifike për vendimin që seanca të mbahet e mbyllur. “Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S. është caktuar të mbahet më datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun”, thuhet në përgjigjen e institucionit të drejtësisë. Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt më 23 tetor 2026, vetëm dy ditë para se të ndodhte vrasja e Arlinda Zekajt. Sipas hetimeve, Jeton Sylaj akuzohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me jetë Arlindën, ngjarje kjo që i ka paraprirë vrasjes tragjike të saj me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është vëllai i Jetonit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar