Politikë
Bashkëpunim strategjik me Francën, Kurti nisin përgatitjet intensive për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një takim zyrtar me delegacionin e lartë nga Franca, të kryesuar nga ambasadori francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, dhe ambasadori i Francës në vendin tonë, Jean-François Huchet, si dhe ekspertë nga organizata ‘France Sport Expertise’. Në qendër të kësaj vizite ishin hapat e parë dhe koordinimi për organizimin madhështor të Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, kreu i ekzekutivit sqaroi se gjatë bisedimeve janë prekur temat kyçe për suksesin e këtij projekti ndërkombëtar. Diskutimet u fokusuan te bashkërendimi i ngushtë ndërinstitucional dhe te planet konkrete për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive të nevojshme për pritjen e sportistëve nga e gjithë bota.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: