Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

KDI lëshon alarmin: Deputetët po bllokojnë kontrollin parlamentar dhe llogaridhënien e Autoritetit të Konkurrencës

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KDI lëshon alarmin: Deputetët po bllokojnë kontrollin parlamentar dhe llogaridhënien e Autoritetit të Konkurrencës
Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me mungesën e vazhdueshme të raportimit të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. Sipas këtij institucioni, kjo praktikë po dëmton rëndë mbikëqyrjen parlamentare dhe transparencën e institucioneve publike, sidomos duke pasur parasysh shqetësimet për bllokadën në organin kolegjial të Autoritetit të Konkurrencës që nga prilli i vitit 2025. KDI sqaron se kjo temë u trajtua në mbledhjen e Komisionit më 20 tetor, ku u vendos që kryetarja e këtij Autoriteti, Neime Binaku-Isufi, të raportonte më 27 tetor. Mirëpo, ajo njoftoi pamundësinë e pjesëmarrjes, duke bërë që seanca të shtyhej. Edhe mbledhja e paralajmëruar për 3 nëntor dështoi të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit, pasi ligjvënësit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u paraqitën. Ndërkohë, në seancën e 10 nëntorit, në Komision morën pjesë dy anëtare të Autoritetit të Konkurrencës, por jo edhe kryetarja. Deputetët e VV-së kërkuar largimin ose shtyrjen e kësaj pike nga agjenda, por ky propozim u kundërshtua nga opozita. Në vlerësimin e KDI-së, mospjesëmarrja e kryetares dhe veprimet e deputetëve që pengojnë raportimin e institucioneve përbëjnë një goditje të rëndë për llogaridhënien institucionale. "Deputetët janë aty për të kërkuar dhe garantuar llogaridhënie për të gjitha çështjet që prekin interesin publik. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 65, paragrafin 9, përcakton se Kuvendi mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike që, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit," thuhet në reagim. KDI u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre institucionale, dhe të mos lejojnë që interesat politike të pengojnë mbikëqyrjen. Në fund, institucioni kërkon nga Komisioni për Ekonomi që ta vendosë sërish sa më parë në rend dite raportimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe të garantojë trajtimin meritor të shqetësimeve të ngritura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar