Sport
Përforcim i rëndësishëm për Kombëtaren, Betim Fazliji i bashkohet “Dardanëve”
Reklamë e Sponsorizuar
Federata e Futboll e Kosovës ka zyrtarizuar afrimin e radhës në radhët e Përfaqësueses. Bëhet fjalë për futbollistin e skuadrës zvicerane St. Gallen, Betim Fazliji, i cili tashmë ka veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Prania e tij do të jetë në shërbim të plotë të trajnerit Franco Foda, ndërsa mesfushori do të llogaritet për dy takimet e rëndësishme që “Dardanët” i zhvillojnë gjatë këtij muaji kundër Izraelit dhe Irlandës.
Shtëpia e futbollit kosovar i ka rezervuar një pritje ngrohtëse lojtarit, duke i përcjellë mesazhin zyrtar: “Mirë se vjen, Betim!”.
Aktualisht, grupi po vijon me intensitet përgatitjet për këto dy sfidat e radhës, me synimin e qartë për të arkëtuar pikët e plota dhe për të arritur rezultate pozitive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: