Politikë
Ndryshime në krye të Portit të Durrësit: Andrea Shllaku merr zyrtarisht drejtimin e institucionit
Reklamë e Sponsorizuar
Autoriteti Portual i Durrësit ka nisur një kapitull të ri, pasi Andrea Shllaku është zyrtarizuar sot në krye të këtij institucioni kyç si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv.
Prezantimi zyrtar u realizua në prani të stafit drejtues dhe punonjësve të portit, nga ana e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, si dhe sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Besian Kadiu.
Sipas njoftimit zyrtar nga Autoriteti Portual i Durrësit, Shllaku zë këtë post duke sjellë me vete një bagazh të rëndësishëm eksperiencë si në sektorin portual, ashtu edhe në administratën shtetërore.
Gjatë karrierës së tij të mëparshme, ai ka shërbyer në pozicionin e zv.ministrit të Mbrojtjes, si dhe ka drejtuar Divizionin Operacional dhe ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit të Përgjithshëm pranë Autoritetit Portual të Durrësit.
Kjo lëvizje në drejtim vjen pas dorëheqjes së paraqitur nga ish-drejtuesi Liburn Aliu, duke i hapur rrugë emërimit të Shllakut në krye të institucionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: