Bahtiri: Nëse nuk i kemi votat nuk vijmë

Publikuar më: 21-04-2025 22:31
Publikuar më: Kandidati i zgjedhur për deputet nga radhët e Vetëvendosje Agim Bahtiri, ka folur para mediave teksa shkonte në Kuvend para nisjes së seancës konstituive. Ai nga gazetarët u pyet se nëse partia e tij i ka votat sot. Bahtiri u përgjigj se nëse s’do t’i kishin votat nuk do të vinin fare. “Pse po pyetni a i kemi votat, pse nuk po pyesni çka po do opozita? Kjo po na intereson neve… Nëse nuk i kemi votat nuk e qesim, as nuk vijmë fare,” , tha Bahtiri. Derisa sot para nisjes së seancë konstituive, kryesuesi Avni Dehari, i ka thirrur partitë politike për konsultim. Vazhdimi i seancës do të bëhet me fillim nga ora 12:00.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu