Aktuale
Xheneta Fetahu plas me akuza të rënda: Të njëjtit njerëz që më gjykuan mua, sot po bëjnë skena edhe më të ulëta
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-banorja e njohur e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka lëshuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke thumbuar zhvillimet e fundit dhe sjelljet e banorëve brenda shtëpisë së edicionit të pestë të këtij formatit televiziv.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në InstaStory, ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj atyre që dikur e kritikuan ashpër gjatë qëndrimit të saj në lojë, ndërsa tani po përsërisin të njëjtat veprime, por në forma edhe më të rënda.
Sipas Xhenetës, hipokrizia e banorëve aktualë është bërë e tejskajshme, duke theksuar se koha gjithmonë zbulon fytyrën e vërtetë të secilit, pavarësisht përpjekjeve për t'u dukur engjëj para shikuesve.
"Këta banorë janë bërë bajat me skena e sjellje palidhje! Ironia më e madhe është që ata që m'kanë kritiku mu, sot po i bëjnë të njëjtat gjëra, bile edhe ma keq! Mos fol para kohe veç me u dokë 'e mirë' para publikut, se koha ta nxjerr fytyrën e vërtetë", ka shkruar ajo në reagimin e saj.
Vëmendja e ish-banores është përqendruar në veçanti te dinamika mes Behares dhe Fuegos, një marrëdhënie kjo që ka qenë në qendër të diskutimeve brenda shtëpisë gjatë ditëve të fundit.
Duke përdorur një ton ironik, Xheneta ka vënë në shënjestër sjelljen e Behares, duke aluduar se afërsi e tepruar me Fuego-n bie ndesh me faktin se ajo vazhdimisht përmend statusin e saj si nënë e dy fëmijëve.
"Sa i përket Behares, aq shumë po i shkon mbrapa Fuegos, sa veç në prehën e tij pa u ulë i ka mbetë! 'Jam nanë e dy fëmijëve', ama as drejt s'po rrin ulun, edhe atë me xhinse! WTF?", ka shtuar më tej ajo.
Në mbyllje të reagimit të saj publik, Xheneta ka përcjellë një mesazh të prerë për të gjithë ata që tentojnë të shitën si moralistë dhe shembull ideal për publikun e gjerë.
"E kjo fjala 'SHEMBULL, SHEMBULL' na lodhi! Thu ti jeni presidente shtetesh, e jo individë në reality show! Ma pak moralizime e ma shumë vepra, se po dilni shumë ma keq se ata që i keni gjyku", ka përfunduar Xheneta Fetahu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: