Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën
Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit gjerman, Bernd Leno, i cili raportohet se është ndër emrat më të vlerësuar në listën e dëshirave të gjigantit bavarez. Sipas mediumit gjerman “Sky Sport DE”, 34-vjeçari do ta mirëpriste një transferim te Bayern Munich dhe e konsideron shumë interesante rolin që mund t’i ofrohet në skuadër. Një lëvizje e tillë do të kishte edhe një dimension personal për Lenon, pasi do ta afronte me vendlindjen e tij, Stuttgartin. Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Fulham ka në dispozicion një opsion për zgjatjen e kontratës së portierit deri në vitin 2028, çka do të thotë se Bayern do të duhej të paguante një shumë transferimi. Gjithashtu, paga e lartë e Lenos përbën një tjetër faktor që mund të ndikojë në realizimin e marrëveshjes. Për momentin, interesimi i Bayernit mbetet në fazën e shqyrtimit të opsioneve, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi gjerman do të ndërmarrë hapa konkretë për ta afruar portierin e Fulhamit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar