Politikë
Deputeti i LSDM-së, Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në tregun tonë ngre dyshime për kapital të dyshimtë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Fatmir Bytyqi, ka shprehur shqetësime serioze lidhur me procedurat që i kanë hapur rrugë futjes së Alta Bankës në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar llogaridhënie publike nga ekzekutivi dhe autoriteti monetar i vendit.
Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “Debat në Shenja”, politikani opozitar theksoi se kjo çështje është ngritur nga subjekti i tij politik prej afro një viti e gjysmë. Sipas tij, ky zhvillim duhet të analizohet nën dritën e ngjarjeve rajonale në Serbi dhe ndikimeve të mundshme gjeopolitike e financiare në vendin tonë.
“Është mirë që po e hapim këtë temë, sepse kjo temë nuk është prej javës së kaluar, pothuajse ka 1 vjet e gjysmë si LSDM që përpiqemi ta nxjerrim në pah. Kjo është vetëm pasojë e shkakut, pse u leju Alta Bank në vend. Thonim pse Alta Bank, e jo bankat tjera, sepse Alta Bank nuk njihet me reputacion të mirë. Bile pronari i Alta Bank ka marrë një ndalesë në Bankën Qendrore, është në listën e zezë etj. Tani po i shohim ajo çka ndodh në Serbi, ai u arrestu”, u shpreh Bytyqi.
Në vazhdim të deklaratës së tij, ai shtoi se fondet në fjalë nuk kanë qenë funksionale brenda sistemit bankar, por kanë shërbyer vetëm si formale, duke bërë thirrje për transparencë institucionale. “Paratë kanë qenë diku jashtë bankës, vetëm kanë figuaruar. Qeveria dhe Banka Popullore duhet të jep shpejgim në Maqedoni si u leju. Ne e quajmë këtë si hyrje e kapitalit koroziv. A ishte alta Bank vetëm një hyrje e ndikimit që e ka folur edhe KE të botës serbe në Maqedoni dhe nëse ky ishte një pagim i një borxhi që Qeveria e kishte marrë nga patroni i tyre Vuçiqi”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: