Aktuale
Ndryshim në institucione: Portreti i Presidentes Justina Shiroka-Pula zë vendin zyrtar në Presidencë
Reklamë e Sponsorizuar
Portreti zyrtar i Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, tashmë është vendosur zyrtarisht në ambientet e Presidencës dhe në institucionet e tjera anembanë vendit.
Sipas njoftimit zyrtar nga institucioni i Presidencës, Departamenti i Protokollit të Shtetit është kujdesur për shpërndarjen e këtij portreti në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfshirë institucionet qendrore e lokale, agjencitë e ndryshme, si dhe në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në mbarë botën.
Ky veprim është ndërmarrë duke respektuar plotësisht afatet ligjore dhe kriteret e përcaktuara me Rregulloren Nr. 19/2011 për Përzgjedhjen dhe Vendosjen e Fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga Presidencat theksohet gjithashtu se realizimi artistik i këtij portreti zyrtar është bërë nga fotografi i njohur, Arben Llapashtica.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: