Politikë
Bashkëpunimi ushtarak në fokus: Ministri Maqedonci pret në takim ambasadorin belg
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, në kuadër të vizitës së tij të parë njoftuese pas marrjes së detyrës së re.
Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e palëkundur që Belgjika i ka dhënë vazhdimisht Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se palët trajtuan mundësitë e intensifikimit të partneritetit dypalësh. Gjatë bisedës u vlerësua lart akreditimi i atasheut të mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, ndërsa u theksua edhe domosdoshmëria e jetësimit të letërqëllimit të përbashkët ndërmjet dy qeverive, me qëllim zgjerimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ushtarak.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: