Kronikë
Incident i rëndë në Ministrinë e Ekonomisë: Kërcënohet me armë djali i Donika Kadaj-Bujupit, vihet në pranga zyrtari
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar zyrtarisht se brenda hapësirave të institucionit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një punonjës ka drejtuar armën e zjarrit ndaj eprorit të tij të drejtpërdrejtë, i cili dyshohet se është djali i ish-deputetes Donika Kadaj-Bujupi.
Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet policore janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe, pas reagimit të shpejtë, kanë prangosur personin e dyshuar. Gjatë kësaj kohe, dëshmitarët dhe palët e përfshira janë marrë në pyetje nga organet e rendit për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
“Ministria sqaron se zyrtari i dyshuar është subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës. Ministria e Ekonomisë e konsideron këtë sulm tejet serioz dhe të papranueshëm. Kërcënimet me armë zjarri, frikësimi dhe çdo formë e cenimit të shëndetit dhe jetës së njeriut, duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Në fund, institucioni ka bërë të qartë se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për trajtimin e brendshëm të rastit, duke siguruar bashkëpunim të plotë me drejtësinë për çdo përgjegjësi administrative apo disiplinore që mund të ketë vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: