Politikë
Kallas: Mungon vullneti nga Moska për paqe në Ukrainë, siguria evropiane i takon BE-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar të hënën se aktualisht nuk vërehet asnjë shenjë pozitive nga ana e Rusisë për të hyrë në bisedime serioze me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters në Paris, në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, Kallas rikujtoi se Moska historikisht ka shkelur dokumentet dhe akordinet ndërkombëtare që kishin për qëllim garantimin e sigurisë në kontinentin evropian.
Ajo ka bërë të qartë se çdo bisedim i ardhshëm mbi arkitekturën e sigurisë së Evropës duhet të drejtohet ekskluzivisht nga Bashkimi Evropian, duke u bazuar në traktatet dhe kornizat institucionale ekzistuese, e jo përmes nismave të izoluara apo marrëveshjeve dypalëshe jashtë këtyre strukturave.
“Është e qartë se vendet e mëdha duan të bisedojnë edhe me vende të tjera të mëdha”, u shpreh Kallas.
Pavarësisht kësaj, ajo insistoi se çështjet që prekin drejtpërdrejt sigurinë e kontinentit tonë duhet të kalojnë detyrimisht përmes mekanizmave zyrtarë të bllokut evropian.
“Kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë evropiane, Bashkimi Evropian ka linja shumë të qarta. Ne kemi traktatet tona”, deklaroi ajo.
Në fund, Kallas paralajmëroi se në ditët në vijim pritet që disa shtete anëtare të BE-së të shkëmbejnë informacione dhe shqetësime lidhur me valën e fundit të alarmeve të rreme për vendosjen e mjeteve shpërthyese në hapësira të ndryshme evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: