Politikë
Georgievski shpërthen ndaj ZNAM: Po sajoni kriza ndëretnike për provimin e jurisprudencës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të partisë ZNAM, duke e vënë në shënjestër për varfëri të ideve politike dhe për përpjekjen e saj që çështjen e gjuhës në provimin e jurisprudencës ta shndërrojë në një mollë sherri ndëretnike.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Georgievski ka theksuar se kjo forcë politike ka muaj që sillet si një "disk i prishur", duke ngritur të njëjtën flamur se gjoja do ta mbrojë gjuhën maqedonase në këtë provim deri në frymën e fundit. Nga ana tjetër, kryetari i kësaj partie, Maksim Dimitrievski, ka paralajmëruar më parë se nëse provimi i jurisprudencës do të organizohet edhe në gjuhën shqipe, formacioni i tij politik do të braktisë menjëherë qeverisjen.
Duke ironizuar qëndrimet e tyre, ish-kryeministri ka shkruar: “Për muaj të tërë, partia ZNAM përsërit vetëm një refren: do ta mbrojmë gjuhën maqedonase në provimin fillestar gjyqësor deri në fund (ndërkohë që në Kumanovë nuk ka mbetur mundësi të dëgjosh një këngë në gjuhën maqedonase)”.
Sipas vlerësimit të tij, në thelb të kësaj qasjeje fshihen dy probleme kryesore: mungesa totale e vizionit dhe veprimit politik, si dhe ushqimi i vetëdijshëm i një çështjeje banale për ta transformuar atë në një konflikt të madh multietnik.
Ky reagim i ashpr i ish-kreut të ekzekutivit vjen në një periudhë kur debati rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës ka ngritur tensionet në skenën politike të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: