Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Drejtësia jep verdiktin: Russell Brand dënohet me mbi një dekadë burg për krime seksuale

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtësia jep verdiktin: Russell Brand dënohet me mbi një dekadë burg për krime seksuale
Aktori i njohur Russell Brand është dënuar këtë të hënë me 10 vjet e gjysmë heqje lirie, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin ndaj tri të tjerave, krime të kryera në periudhën kur fama e tij në fushën e komedisë po njihte vetëm rritje. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Joel Bennathan e akuzoi ashpër 51-vjeçarin për shfaqjen e një “përçmimi të vazhdueshëm dhe arrogant” ndaj femrave. “Para rreth dy dekadash, ju po ngjiteshiesh në majat e famës. Ishit i mprehtë dhe, për një audiencë të gjerë, shfaqeni si argëtues dhe karizmatik. Mirëpo, paralel me këtë, jeni shndërruar në një agresor seksual”, u shpreh ndër të tjera gjykatësi Bennathan gjatë seancës. Gjatë dhënies së dënimit, Brand ruajti një qetësi relative dhe, në momentin që po largohej i shoqëruar nga efektivët e sigurisë, i pëshpëriti bashkëshortes së tij: “Do të jemi mirë”. Komesiani i njohur për angazhimet e tij në kinematografi, televizion e radio, por edhe për betejat e kaluara me varësitë nga alkooli dhe lëndët narkotike, ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke këmbëngulur se të gjitha kontaktet e tij kanë qenë krejtësisht me pëlqim. Pavarësisht mbrojtjes, trupi gjykues i përbërë nga tetë burra dhe katër gra e cilësoi atë fajtor për akuzat që lidhen me katër nga gjashtë gratë që e kishin denoncuar për incidente të ndodhura duke filluar nga viti 2004. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një tentativë për sulm të pahijshëm. Ndërkohë, prokurorja Riel Karmy-Jones theksoi se artisti e kishte shfrytëzuar statusin e tij publik dhe pushtetin që i jepte fama për të krijuar qasje te viktimat, duke krijuar bindjen e rreme se ishte i paprekshëm para ligjit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar