Kronikë
Incident me armë në Ministrinë e Ekonomisë: Arrestohet zyrtari që dyshohet se kërcënoi djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, dyshohet se është bërë cak i një kërcënimi me armë nga një prej zyrtarëve të këtij dicasteri.
Burimet bëjnë me dije se personi i vënë në pranga nga Policia është Sami Shaqiri, i punësuar si zyrtar në këtë ministri. Vetë ish-deputetja Kadaj-Bujupi ka konfirmuar për mediat se i dyshuari tashmë është arrestuar nga organet e rendit.
Sipas të dhënave preliminare, shkak i këtij konflikti dyshohet të jetë bërë një mosmarrëveshje rreth një komisioni disiplinor. Tensioni kishte nisur pasi i riu, djali i ish-deputetes, kishte refuzuar të bëhej pjesë e komisionit, duke arsyetuar se ai mbante pozitën e eprorit ndaj Shaqirit.
Para se situata të degradonte, dyshohet se Shaqiri i kishte dërguar një e-mail zyrtar ku i kërkonte plotësimin e një formulari, ndërsa Bujupi i ishte përgjigjur shkurtimisht që dokumentin ta plotësonte vetë dhe t'ia dorëzonte vetëm për nënshkrim.
Kulmi i tensioneve është regjistruar kur i dyshuari e ka ndjekur djalin e ish-deputetes deri në tualetet e ndërtesës së ministrisë, ku dhe dyshohet se e ka kanosur atë duke përdorur armën zjarrit.
Pas denoncimit të rastit, njësitet e Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin Sami Shaqiri dhe duke vënë situatën nën kontroll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: